Opozita Bllokon Kuvendin kundër Belinda Ballukut, Berisha: Jeni Lubia!

Opozita proteston kundër Belinda Ballukut/ Berisha: Të gjithë jeni Lubia!

Sesioni i ri parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë u shoqërua me tensione dhe përplasje të forta politike, pasi kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, së bashku me deputetët e opozitës, bllokuan foltoren e Kuvendit. Shkak për këtë ishte pjesëmarrja e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila ishte e pranishme në sallë.

Gjatë fjalës së tij, Sali Berisha akuzoi mazhorancën dhe qeverinë Rama për kapje të institucioneve dhe lidhje me krimin e organizuar, duke iu drejtuar me fjalët: “Të gjithë jeni Lubia! Ngrihuni në këmbë dhe thërrisni: Jemi Lubi! Partia në pushtet, partia e krimit, po përballet me testin më serioz të shtetit të së drejtës”.

Kryetari i PD iu referua drejtpërdrejt Belinda Ballukut, duke deklaruar: “Zv/kryeministrja Balluku është në Kongresin e SHBA-ve dhe ju jeni Ballukë të gjithë. Asaj dhe kryeministrit Edi Rama potencialisht nuk po u hiqni imunitetin”.

Sipas Berishës, qëndrimi i mazhorancës përbën mbrojtje politike dhe cenon parimet e shtetit të së drejtës. Opozita ka këmbëngulur prej ditësh në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, me qëllim hapjen e procedurave për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Sipas opozitës, kërkesa lidhet me hetimet e SPAK për çështjen e Tunelit të Llogarasë dhe disa lote të projektit të Unazës së Madhe në Tiranë, për të cilat pretendohet se Balluku është marrë e pandehur.

Scroll to Top