Opozita kërkon uljen e çmimit të naftës

Opozita i kërkon Kuvendit të shqyrtojë propozimin për uljen e çmimit të naftës

Partia Demokratike i ka kërkuar Kuvendit të shqyrtojë me procedurë të përshpejtuar propozimin për uljen e çmimit të naftës, duke kërkuar përfshirjen e tij në rendin e ditës së seancës parlamentare të datës 16 prill.

Opozita synon aplikimin e një akcize të ndryshueshme, ku e gjithë TVSH-ja shtesë e mbledhur nga rritja e çmimit të naftës do të shërbejë automatikisht për zbutjen e kësaj takse. Sipas llogaritjeve të Partisë Demokratike, ky mekanizëm do të garantojë që vlera e karburantit të mos kalonte pragun prej 180 lekësh për litër.

Kjo nismë prezantohet si një masë emergjente për të mbrojtur buxhetin e qytetarëve nga pasojat e rënda ekonomike të krizës aktuale.

Scroll to Top