Mër. Jan 23rd, 2019

Opozita rikthehet në Kuvend, Balla: Dialog me studentët, jo me ju

TIRANE, 13 dhjetor.- Pas 5 muajsh bojkot, deputetët e opozitës janë rikthyer sot në seancën plenare për të shpëtuar mandatet e tyre.

Gjatë seancës së sotme, ata kanë propozuar disa amendamente lidhur me kërkesat e studentëve të cilët prej disa ditësh kanë protestuar përpara Ministrisë së Arsimit.

Deputeti i PD, Luçiano Boçi kërkoi që të shfuqizohet ligji për arsimin e lartë. “Shprehim mbështetjen tonë për protestën e studentëve, që janë ngritur kundër sistemit dhe oligarkisë. janë ngritur kundër zhvatjes ndaj tyre dhe ndaj familjes së tyre. Ndaj jemi sot këtu. Abrogoni ligjin për arsimin. Shqiptaret janë kundër kësaj qeverisje”, tha Boçi.

Edhe deputetit I LSI, Luan Rama apeloi që qeveria të plotësojë kërkesat e studentëve. Ai kërkoi që të miratohen ndryshimet në ligj që sipas tij, të legalizohen kërkesat e studentëve.

Ndërsa në kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla  shprehu mbështetje për kërkesat e studentëve, por duke nënvizuar se “kërkesat e studentëve do të plotësohen një më një, por jo me dialog me ju, por me ata që meritojnë të gjithë respektin e këtij kuvendi e këtij kombi”. /a.g/

Kategori