Opozita shqiptare kërkon front të gjerë kundër qeverisjes

Vendimet që pritet të merren në tryezën e Berishës me forcat opozitare

Partia Demokratike do të propozojë datën 24 Janar si ditën për mbajtjen e protestës kombëtare. Pritet që edhe partitë e tjera të vendosin mbi këtë propozim, duke u dakorduar për këtë datë apo duke vendosur për një tjetër.

Një ditë më parë, kreu i Partisë Demokratike u shpreh se është koha për të krijuar një front të gjerë opozitar për t’i dhënë fund qeverisjes së kryeministrit Rama.

“Të gjitha partitë, pa përjashtim, do të ftohen. Ne mendojmë se është koha për të krijuar një front të gjerë opozitar, në mënyrë që me shkallën më të lartë të përgjegjësisë, forcat politike opozitare të jenë në lartësinë e kërkesave të kohës, të bashkërendojnë të gjitha përpjekjet për t’i dhënë fund qeverisjes së Edi Ramës. Janë të ftuara të gjitha, pa përjashtim,” tha Berisha.

Scroll to Top