OSBE kritikon paraburgimin e tepruar në Shqipëri

Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka ngritur shqetësimin lidhur me përdorimin e tepruar të paraburgimit gjatë një takimi me ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari.

Zoti Tarran kërkoi një qasje gjithëpërfshirëse për trajtimin e këtij problemi dhe rikujtoi angazhimin e gjatë të OSBE-së në reformën penitenciare.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu për vijimin e reformës në drejtësi, strategjinë për periudhën 2024–2030, si dhe mbështetjen për institucionet e sistemit gjyqësor.

Leave a Comment

Scroll to Top