Mër. Jan 23rd, 2019

Pa pantallona në tren, në 60 qytete të botës (Foto)

Me qindra udhëtarë në Londër, Berlin dhe Pragë hoqën pantallonat dhe bënë udhëtimin e përvitshëm gjysmë të zhveshur, “No Pants Ride”.

Shfaqja është pjesë e një nisme globale, që ka nisur në Nju Jork në vitin 2002, e që atëherë është përhapur në më shumë se 60 qytete të botës.

Objektivi është që përdoruesit e metrosë të vishen me veshje normale dimri, por pa pantallona, e ndërkohë duhet të ruajnë edhe seriozitetin.

Në Londër, turmat u mblodhën para Galerisë Kombëtare në sheshin “Trafalgar”, para se të hynin në metro, ku morën trena në drejtime të ndryshme. Pasagjerët e tjerë nuk mund të bënin ndryshe veçse të mbërthenin vështrimin mbi ta.

Në Berlin dhe në Pragë, dhjetëra pasagjerë përdorën metronë dhe trenat, me disa pjesëmarrës në nismë që kishin përdorur jo pak imagjinatë.

“No Pants Ride” është mbajtur po ashtu në Chicago, Nju Jork, San Francisco, Amsterdam etj..