Hën. Sht 24th, 2018

“Paguaj ose arrestohesh”. Fiks Fare denoncon sonte oficerin e Policisë Gjyqësore

“Fiks Fare” denoncon sonte një skandal në Policinë e Shtetit, ku një oficer i Policisë Gjyqësore i ka kërkuar dhe marrë 50 mijë lekë të reja një qytetari, duke i ushtruar presion se nëse nuk paguan, do e arrestonte.

Qytetari rrëfeu rastin në emisionin investigativ, duke deklaruar se presioni i është ushtruar brenda komisariatit dhe ai është i detyruar të paguajë sepse i duhet të mbajë gruan me katër fëmijë, si i vetmi krah pune në familje.

“Fiks Fare” denoncon skandalin me zë e figurë, ku qytetari bisedon dhe paguan oficerin e Policisë Gjyqësore, ndërsa oficeri i premton se nuk do të ketë probleme, pasi do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë.

Historinë do ta ndiqni sonte në “Fiks Fare”, në orën 20:10.

InfoPasqyra/tch

Kategori