Mar. Nën 20th, 2018

Paketa për agroturizmin, në përputhje me kërkesat e biznesit

TIRANË, 9 korrik // Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi thotë se paketa për agro-turizmin krijon një rrjet që nuk po futet për herë të parë në Shqipëri, pasi tashmë në vend janë pionerët e parë të tij. “Nuk po ndërtojmë një paketë politike, tha Klosi, e cila nuk po vjen vetëm nga zyra qeveritare, por është në përputhje të plotë me zbatimin e asaj çfarë ne kemi bërë gjatë gjithë këtyre kohëve, dëgjimit dhe analizimit të çdo kërkese dhe shqetësimi të biznesit të fushës”.

“Biznesi i agroturizmit na e ka kërkuar me forcë që nëqoftëse nuk ka një paketë që do të ndihmojë zhvillimin e tyre do ta kishin shumë vështirë që të funksiononin dhe të mbijetonin në një treg të paformuar ashtu siç duhet. Prandaj kjo paketë vjen në kuadër të të gjithë politikave që ne po ndërmarrim në Shqipëri për të shndërruar turizmin në një ekonomi, për të shndërruar turizmin në një nga mundësitë më të arta ekonomike të zhvillimit të vendit”, – theksoi ministri Klosi.

“Ne po miratojmë sot paketën e agroturizmit, e cila kërkon 4 gjëra, pra zhvillimin ekonomik në zona me mundësi të kufizuara agroturistike, krijimin e vendeve të reja të punës, zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe padyshim ajo që është më kryesorja rritjen e të ardhurave apo me fjalë të tjera rritjen e mirëqënies për këto struktura akomoduese”, – theksoi ministri Klosi.

Agroturizëm është ajo veprimtari pritëse që zhvillohet në një fermë apo në një pikë agro-kulturore me qëllimin për të tërhequr vizitorë shpesh duke iu mundësuar atyre pjesëmarrjen në veprimtarinë bujqësore apo veprimtari të tjera ndihmëse që zhvillohen në atë mjedis bujqësor.

Agroturizmi do të mbështesë turizmin e qëndrueshëm të zonave rurale nëpërmjet mbrojtjes së mjedisit, ruajtjes së traditës dhe promovimit të produkteve tipike të zonës. /j.p/

Kategori