10 persona humbën jetën pas sulmeve ajrore; Pakistani dhe Afganistani bien dakord për armëpushim të menjëhershëm
Pakistani dhe Afganistani kanë rënë dakord për një armëpushim të menjëhershëm, sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Katarit. Ky vendim vjen pas një vale dhune të përshkallëzuar, e cila përfshiu sulme ajrore pakistaneze, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 10 personave.
Marrëveshja u arrit gjatë bisedimeve të ndërmjetësuara nga Katari në Doha. Gjatë këtyre bisedimeve, palët u angazhuan për ndalimin e menjëhershëm të veprimeve ushtarake dhe për krijimin e mekanizmave të përbashkëta që synojnë konsolidimin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë ndërmjet dy vendeve fqinje.
“Gjatë negociatave, të dy palët ranë dakord për një armëpushim të menjëhershëm dhe krijimin e mekanizmave për të konsoliduar paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm midis dy vendeve”, thuhet në deklaratën zyrtare të Katarit.