Pakistani bombardoi Afganistanin, të paktën 10 të vdekur

Pakistani bombardoi Afganistanin, të paktën dhjetë persona humbën jetën

Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën gjatë bombardimeve të forcave pakistaneze në territorin afgan gjatë natës, në një periudhë kur tensionet mes Islamabadit dhe Kabulit janë rritur ndjeshëm.

Mes viktimave janë nëntë fëmijë dhe një grua. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i qeverisë së talebanëve, Zabihullah Mujahid, i cili shkroi në platformën X se sulmi goditi një shtëpi civile në provincën Khost.

Mujahid raportoi gjithashtu edhe sulme të tjera në rajonet kufitare të Kunarit dhe Paktikës, ku si pasojë mbetën të plagosur katër persona.

Ndërkohë, qeveria talebane ka dënuar ashpër bombardimet, duke theksuar se ato përbëjnë shkelje të sovranitetit të Afganistanit dhe duke paralajmëruar se situata mund të përshkallëzohet më tej nëse Pakistani nuk i jep fund veprimeve ushtarake përgjatë kufirit.

Scroll to Top