Jo vetëm Titaniku: Korridoret kthehen në lumenj, pallati në Rusi përmbytet rregullisht çdo javë (VIDEO)
Pamjet që shihni në foto mund të ngjajnë me skena nga filmi “Titaniku”, por në realitet ato nuk janë nga anija më e famshme në botë. Korridoret e përmbytura nga uji janë pjesë e një kompleksi banimi në Khabarovsk, Rusi.
Banorët e kompleksit të banesave “Duet” pretendojnë se ndërtesa iu dorëzua vetëm gjashtë muaj më parë. Që atëherë, ata kanë përjetuar përmbytje të rregullta, një herë në javë, si pasojë e shpërthimit të tubacioneve.
Ata raportojnë se kanë kontaktuar vazhdimisht kompaninë e menaxhimit të pronave për të adresuar problemin, por ankesat e tyre janë injoruar.
