Enj. Kor 19th, 2018

Paloka: Nuk morëm asnjë përgjigjje nga Arta Marku

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka deklaroi se Komisioni i Ligjeve u mbyll arbitrarisht nga Ulsi Manja kur po raportonte Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.

“Ajo që unë dua të denoncoj është ajo që ndodhi me komisionin. Fakti që Ulsiu, duke parë që zonja ishte në vështirësi, bëri një akt duke kërkuar t’i mbyllë gojën opozitës, mbylli në mënyrë të parregullt komisionin, ndërkohë që ishte në kulmin e pyetjeve”, deklaroi Paloka.

Nënkryetari i PD-së tha se opozita nuk mori asnjë përgjigje nga kryeprokurorja Arta Marku: “Ne si deputetë të opozitës ishim të pranishëm aty, jo sepse njohim një prokurore që nuk ka asnjë tagër kushtetues, por sepse pikërisht shpresonim që të paktën zonja do të jepte përgjigje disa nga skandaleve më të mëdha. Askush prej deputetëve të opozitës nuk mori përgjigje”.

InfoPasqyra/tch

Vendi – Top Channel