Pamela Qirko në SPAK në vend të motrës, Belinda Ballukut

Pamela Qirko, motra e zv.kryeministres Belinda Balluku, është paraqitur këtë të premte në SPAK.

Mbërritja e saj në prokurorinë speciale erdhi në vend të zv.kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës, e cila ishte thirrur për të dhënë shpjegime. Pamela Qirko, e cila është edhe avokatja e Belinda Ballukut, mori pjesë në SPAK në emër të motrës së saj.

Prokurori Dritan Prençi kishte dërguar fletë-thirrje për Belinda Ballukun në lidhje me tenderin për mbikëqyrjen e tunelit të Llogarasë.

Scroll to Top