Enj. Nën 22nd, 2018

Pamje nga arrestimi i autorit të dyshuar i vrasjes në Selenicë

Pak orë pas vrasjes së 64-vjeçarit Fatmir Hodaj në fshatin Kotë të Selenicës, policia ka bërë të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje.

Policia ka bërë të ditur se në pranga është vënë shtetasi Admir Delaj. Sipas policisë, personi i vënë në pranga ka qëlluar me armë gjahu shtetasin F. H., 64 vjeç, banues në fshatin Gumenicë, i cili ka humbur jetën.

Forcat e Policisë u vunë në ndjekje të autorit ku pas afro një orë ndjekje, u bë e mundur kapja e tij, në dalje të banesës në fshatin Gumenicë ku kishte mbyllur mjetin dhe po tentonte të largohej.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga një konflikt i çastit, pasi dy shtetasit e mësipërm kanë konsumuar pije alkoolike bashkë disa minuta para se të ndodhte ngjarja.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e krimit (armë gjahu “Çifte”), si dhe automjetin me të cilin u largua nga vendi i ngjarjes (Fuoristradë Benz ML).

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesë është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë tjetër gjahu tip “Çifte” e cila nuk ka lidhje me ngjarjen, por rezulton pa lejen përkatëse.

InfoPasqyra/tch

Kategori