Pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit në Rinas

Publikohen pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit, momenti i sulmit me armë zjarri.

Platforma Shteg.org ka publikuar pamjet filmike të ekzekutimit të Gilmando Danit në Rinas, ku ai u qëllua me breshëri automatiku. Kamerat e sigurisë që kanë filmuar ngjarjen tregojnë momentin kur një automjet i bardhë, markë Mercedes Benz, ndalohet në rrethrrotullim pas të shtënave.

Mustafa Shaljani dhe Gilmando Dani u qëlluan me dhjetëra plumba. Sipas pamjeve, autorët duket se kanë dashur të siguroheshin se viktimat nuk do të mbijetonin. Njëri prej tyre zbret nga automjeti dhe i afrohet mjetit ku ndodheshin viktimat, duke u siguruar se arma ishte mbushur, për të qëlluar sërish në drejtim të pasagjerit ku ndodhej Gilmando Dani.

Pamjet filmike të ngjarjes janë publikuar më poshtë.

Scroll to Top