(FOTOLAJM) Pankartat më thumbuese në protestën e opozitës
Në protestën e thirrur nga Partia Demokratike përballë Kryeministrisë, u shfaqën shumë pankarta. Njëra prej tyre lexonte: “Vrima e Llogarasë, pjellë 50 milionë euro”. Kjo pankartë u mbajt nga një nga mbështetësit e PD-së, të cilët morën pjesë në protestën e zhvilluar sot para Kryeministrisë. Protesta u organizua pas marrjes së pandehur nga SPAK të zv.kryeministres Belinda Balluku.
Një tjetër pankartë mbante mbishkrimin: “Palloshi dhe Lubia”, me sa duket një referencë për kryeministrin Edi Rama dhe ministren Balluku. Protestuesit mbanin gjithashtu pankarta ku shprehnin kundërshtimin e tyre ndaj ligjit për barazinë gjinore, i cili u miratua së fundmi në Kuvend pa debat.
Disa nga pankartat në lidhje me këtë çështje ishin: “Një komb dy gjini”, “PK, PPSH, PS: TRE EMRA, 3 GJINI” dhe “Pastor komunist ka vetëm në PS”.
