Mër. Tet 17th, 2018

Panucci “zbërthen” Jordaninë: Ekip i nivelit tonë, portat e Kombëtares të hapura

Në vigjiljen e miqësores ndaj Jordanisë, trajneri Cristian Panucci doli në konferencë për shtyp për të zbuluar gjendjen e kombëtares shqiptare dhe për të bërë një vlerësim të kundërshtarit të mërkurën në Elbasan Arena.

Tekniku italian që më shumë se përballja e së mërkurës, po mendon për pikët ndaj Izraelit, synon të përgatisë ekipin për ndeshjen e “Nations League”.

“Janë disa lojtarë jo në gjendje optimale fizike, por që do luajnë ndaj Jordanisë. E zgjodhëm këtë kundërshtar pasi është ekip që ka ngjashmëri me Izraelin. Janë shumë lojtarë që po ndjekim, ata që kanë talent do jenë në kombëtare. Portat e kombëtares të hapura për të rinjtë. Portat janë të hapura për këdo. E treguam këtë me Vrionin. Grupi i lojtarëve ka punuar mirë dhe pres që të bëjmë një ndeshje optimale”, tha Panucci.

Në krahasim me një ditë më parë, Panucci u duk optimist dhe i qeshur, edhe kur pyetjet mbi skemat e përdorura në ndeshjen me Skocinë, ishin thuajse një kurth.

“Nuk mendoj se është një problem skeme në ekipin tonë. Modifikimi me 3 mbrojtës nuk është diçka e madhe gjatë lojës, aq më tepër për futbollistë që luajnë në Ligën e kampioneve si Hysaj”, u shpreh trajneri italian.

Shqipëria luan ndaj Jordanisë në miqësore të mërkurën në orën 20:00, ndërsa bë 14 tetor luan në Ligën e Kombeve të UEFA-s në transfertën ndaj Izraelit në stadiumin e Ber Sheva.

InfoPasqyra/tch

Kategori