Papa Françesku shpall shtatë shenjtorë të rinj

Papa Françesku shpalli sot shtatë shenjtorë të rinj të Kishës Katolike Romake.

Mes tyre, një ish-ndjekës i një kulti satanik dhe një peshkop armen i cili u vra për shkak se refuzoi të braktiste besimin e tij.

Gjatë një ceremonie të mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit, Ati i Shenjtë lexoi shpalljet e kanonizimit, pasi Kardinali Marcello Semeraro prezantoi historitë e secilit prej shtatë shenjtorëve.

Ndër shenjtorët e rinj është Bartolo Longo, një avokat italian i cili merrej me ritet satanike para se të konvertohej në katolicizëm dhe të bëhej një përkrahës i shquar i Rruzares.

U shenjtërua gjithashtu edhe kryepeshkopi katolik armen Ignatius Maloyan. Ai u ekzekutua në vitin 1915 pasi refuzoi të konvertohej në Islam gjatë deportimeve masive nën Perandorinë Osmane.

Shenjtorët e tjerë të rinj janë Pedro To Rot, Vincenza Maria Poloni, Carmen Rendiles Martinez, Maria Troncatti dhe Jose Gregorio Hernandez Cisneros.

“Jo heronj apo kampionë të ndonjë ideali, por njerëz autentikë,” tha Papa për shenjtorët gjatë ceremonisë, në të cilën mori pjesë edhe Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella.

Scroll to Top