Papa u bën thirrje për dialog: T’i jepet fund luftës në Iran! Po nxitet frikë dhe urrejtje
Papa Françesku ka bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës në Lindjen e Mesme gjatë lutjes së të dielës në Sheshin Shën Pjetri në Vatikan. Ai u shpreh se lufta po nxit frikë dhe urrejtje, duke ngritur shqetësime se konflikti mund të përhapet më tej, duke përfshirë edhe vende të tjera, siç është “i dashuri Liban”.
“Le t’i drejtojmë lutjen tonë të përulur Zotit që të pushojë gjëmimi i bombave, që armët të heshtin dhe që të hapet hapësira për dialog, në të cilin të dëgjohen zërat e popujve,” tha Papa Françesku.
