Një shtet palestinez, zgjidhja “e vetme” me Izraelin
Papa Leoni XIV jep mesazh paqeje nga Libani: T’i jepet fund konflikteve në botë.
Papa Leoni XIV ka dhënë një mesazh paqeje gjatë vizitës së tij në Liban, ku u prit nga Presidenti i Republikës Libaneze. Ai pritet të qëndrojë në Liban deri më 2 dhjetor.
Papa mbërriti në Liban pasi kishte qenë për vizitë katërditore në Turqi, ku paralajmëroi se e ardhmja e njerëzimit ishte në rrezik për shkak të konflikteve të përgjakshme në botë. Ai gjithashtu dënoi dhunën dhe bëri thirrje për paqe.
Papa Leo XIV u shpreh se e vetmja zgjidhje për konfliktin e gjatë midis Izraelit dhe popullit palestinez duhet të përfshijë një shtet palestinez, duke riafirmuar qëndrimin e Vatikanit. “Ne të gjithë e dimë se në këtë moment Izraeli ende nuk e pranon këtë zgjidhje, por ne besojmë se është e vetmja zgjidhje,” tha ai.
Pak para mbërritjes në Bejrut, qytetarë të shumtë u mblodhën përgjatë rrugëve nga aeroporti deri në pallatin presidencial, duke valëvitur flamuj libanezë dhe të Vatikanit.
Libani, ku jeton pjesa më e madhe e të krishterëve në Lindjen e Mesme, është tronditur nga përhapja e konfliktit në Gaza, ndërsa Izraeli dhe grupi militant shiit libanez, Hezbollah, kanë hyrë në luftë, duke kulmuar në një ofensivë shkatërruese.
