Papa Leoni XIV përshëndet armëpushimin 2-javor dhe i bën thirrje botës t’i japë fund konflikteve përmes negociatave.
Armëpushimi 2-javor mes Iranit dhe SHBA-së është mirëpritur nga shumë vende. Papa Leoni XIV gjithashtu ka reaguar, duke e vlerësuar këtë moment si një arritje. Papa ka qenë shpeshherë kritik i luftës dhe ka bërë thirrje për paqe dhe përfundimin e konflikteve në botë.
“Vetëm nëpërmjet kthimit te negociatat mund t’i jepet fund luftës. Unë kërkoj që kjo periudhë delikate diplomatike të shoqërohet me hapjen e dialogut dhe të mund të bëhet mjeti për të zgjidhur situata të tjera të konflikteve në të gjithë botën”, ka thënë ai.
