Bisedimet në Florida për paqen në Ukrainë: Witkoff thekson takimin konstruktiv dhe vullnetin e Rusisë për bashkëpunim
Të dërguarit e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, Steve Witkoff dhe Kirill Dmitriev, kanë shprehur qëndrimet e tyre pas takimit të zhvilluar në Florida, ku u diskutua situata në Ukrainë.
Në një komunikatë të përbashkët, Witkoff dhe Dmitriev theksuan se diskutimet kanë qenë “konstruktive” dhe pjesë e përpjekjeve të ndërmjetësimit nga ana e SHBA-së, me qëllim dhënien fund të luftës në Ukrainë.
“Jemi të inkurajuar nga ky takim, i cili demonstron angazhimin e Rusisë për të punuar drejt paqes në Ukrainë,” tha Witkoff.
Ai sqaroi gjithashtu se delegacioni amerikan përfshiu Sekretarin e Thesarit të SHBA-së, Scott Bessant, dhe Jared Kushner, dhëndrin e ish-Presidentit Trump.
