SHBA, homazh për Michael Jackson në paradën e Halloween në Nju Jork
Mijëra njerëz morën pjesë në paradën e 52-të vjetore të Halloween-it në New York City të premten në mbrëmje. Edhe pse tema kryesore e paradës ishte sigurimi i ushqimit për banorët e uritur të “Mollës së Madhe”, shfaqja u dominua nga vallëzimi në ritmet e këngës “Thriller” të Michael Jackson.
Rreth 100 valltarë të veshur si zombie performuan koreografinë nga kënga e famshme në një moment që shumë e kishin pritur, pasi është një traditë që ka zgjatur prej vitesh.
Iniciativa i përket grupit Thriller NYC, i cili u themelua në vitin 2004 duke zgjedhur drejtuesin e koreografisë përmes audicioneve.
