Kroaci: 702,435 euro të fshehura në makinën e një shtetasi shqiptar
Zyrtarët e Doganës, në bashkëpunim me policinë kroate, kanë bllokuar një përpjekje për kontrabandë të një sasie të konsiderueshme parash në pikën kufitare të Karasoviçit.
Gjatë një kontrolli në dalje nga Kroacia, u zbuluan 702,435 euro të fshehura brenda makinës së një shtetasi shqiptar. Ky person është ndaluar teksa dilte nga vendi, dhe sasia e parave rezultoi të ishte e padeklaruar pranë Administratës Doganore.
Zbulimi u bë i mundur falë masave të shtuara të mbikëqyrjes, të cilat u kryen nga oficerët e Shërbimit Kundër Kontrabandës dhe Njësive Mobile të Dubrovnikut, në bashkëpunim me oficerët e Administratës së policisë Dubrovnik-Neretva.