Paralajmërim nga IGJEUM: Rrezik nga prurjet nëpër lumenj
Instituti i Gjeoshkencave ka dhënë një parashikim për kushtet e motit me reshje, që ka prekur shumicën e territorit të vendit. Sipas të dhënave, vijimi i reshjeve pritet të ketë ndikim edhe në rritjen e prurjeve të lumenjve të mesëm dhe të mëdhenj. Më konkretisht, rritje e prurjeve pritet në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin, Ishëm, Erzen, Seman dhe Vjosë.
Reshjet:
- Sot pasdite (e martë, datë 17) priten reshje mesatare në qarqet Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet e tjera, priten reshje të dobëta.
- Në veri, lindje dhe juglindje të vendit, në lartësitë mbi 900 metra mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formë dëbore, më të përqëndruara në veri të vendit.
- Sot, shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rënie gurësh e inertesh dhe vërshime uji në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve, sidomos në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër.
Sipas llogaritjeve hidrologjike, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë të rënë gjatë dy ditëve të kaluara, të cilat pritet të rikthehen ditën e enjte dhe të premte (19-20 Shkurt 2026), do të ketë rritje të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm si:
- Drin-Buna
- Liqeni Shkodrës
- Lumi Mat
- Shkumbin
- Ishëm
- Erzen
- Seman
- Vjosë
Temperaturat:
- Nesër (e mërkurë, datë 18), temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
- Në bregdet: 8 / 12 °C
- Në vendet e ulëta: 3 / 10 °C
- Në vendet malore: -3 / 3 °C
Era:
- Sot pasdite dhe nesër, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë, kryesisht në bregdet.
