Mër. Jan 23rd, 2019

Parashikimi i motit, e enjte, 13 dhjetor 2018

TIRANË, 13 dhjetor . – Moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira të dendura.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në orët pasdites do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar.

Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e Veriut në lartësi, reshjet do të jenë edhe në formën e dëborës ndërsa në zonën e Qendrës dhe atë të Juglindjes reshjet në lartësitë mbi 500 metra do të jenë në formën e dëborës.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Juglindje 1-20 m/sek. Gjatë orëve të pasdites erë me rrahje dhe intensive përgjatë vijës bregdetare. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 në forcim, me lartësi vale deri në 0.8-1.5 metra.  

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 0/11 re shi/bore
Kukës -1/7  re bore
Lezhë 2/10  re shi/bore
Dibër -4/6   re bore
Durrës 4/12  re shi
Tiranë 2/13  re shi
Elbasan 1/12  re shi/bore
Berat 1/14  re shi
Vlorë 3/14  re shi
Korcë -2/6  re bore
Gjirokastër -0/9  re shi
Sarandë 4/13  re shi

 /e.malaj/ /a.g/

Kategori