Hën. Dhj 17th, 2018

Parashikimi i motit, e shtunë, 8 dhjetor 2018

TIRANE, 8  dhjetor . -Moti për ditën e sotme parashikohet i vranët në pjesën veriore dhe me kthjellime e vranësira në pjesën tjetër të vendit.

Gradualisht mot i vranët në të gjithë vendin.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu  prej orëve të mëngjesit në Veriperëndim të vendit e gradualisht prej mesditës reshjet do të përfshijnë të gjithë territorin. Reshjet do të marrin karakterin e shtrëngatave, rrebeshit me shkarkesa elektrike në Veriperëndim e Perëndim të vendit.

Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim-Perëndim 1-22 m /sek, erë me rrahje dhe e vrullshme në bregdet.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 në forcim me lartësi vale deri në 2.0 metra.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET
Temperaturat në °C
Shkodër 4/14 re shi rrufe
Kukës 1/9 re shi
Lezhë 6/15 re shi rrufe
Dibër 0/7 re shi
Durrës 7/18 re shi rrufe
Tiranë 4/16 re shi
Elbasan 2/16 re shi
Berat 2/18 re diell shi
Vlorë 7/18 re shi
Korcë -1/6 re diell shi
Gjirokastër 1/15 re diell shi
Sarandë 7/18 re diell shi

 /e.malaj/ /a.g/

Kategori