Parashikimi i motit për ditën e mërkurë
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare në zonat malore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 metra për sekondë. Përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, era pritet të arrijë shpejtësi deri në 12 metra për sekondë.
Në detet Adriatik dhe Jon pritet valëzim me forcë 2-3 ballë.
