Parashikimi i motit për ditën e sotme
Të dielën, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare, ndonjëherë të dendura, të cilat do të jenë më të theksuara në zonën e veriut dhe në relievet malore në lindje.
Reshje të pakta shiu, me karakter lokal (pika), pritet të ketë gjatë orëve të mesditës deri pasdites në zonat malore në lindje të territorit. Më pas, reshjet do të ndërpriten në të gjithë vendin.
Era do të fryjë nga verilindja – verilindja me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Në lugina, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, era hera-herës pritet të arrijë shpejtësi deri në 16 m/s.
Deti:
- Valëzimi në Detin Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-4 ballë.
