Keni plane për fundjavë? Shihni më parë si do të jetë moti
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, me vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje.
Mjegull e dendur ose mjegullinë pritet përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes. Gjithashtu, do të ketë prezencë ngricash përgjatë akseve rrugore, kryesisht në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veri, me shpejtësi mesatare 6 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, era do të ketë shpejtësi deri në 10 m/s.
Deti do të jetë me valëzim forcë 1-3 ballë.
