Parashikimi i motit për sot
Dita e sotme do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme në vendin tonë. Pritet mot me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare, veçanërisht në zonat malore gjatë orëve të mesditës dhe pasdite.
Era do të fryjë nga drejtimi juglindje-jugperëndim me një shpejtësi mesatare prej 5 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, sidomos në pjesën jugperëndimore, si dhe në zonat luginore, era mund të arrijë shpejtësi deri në 10 m/s.
Deti: Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i lehtë, forcë 1-2 ballë.
