Parashikimi i motit për ditën e sotme
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët, por me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite. Këto vranësira pritet të shoqërohen me reshje të dobëta shiu, kryesisht në formë pikash, në zonën lindore të vendit. Pjesa tjetër e vendit parashikohet pa reshje shiu.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim, me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Valëzimi në det do të jetë i lehtë, i forcës 1 ballë.
