Parashikimi i motit sot: Vranësira, reshje e stuhi

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura.

Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore me intensitet të ulët. Gradualisht, pas orëve të mëngjesit, reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë vendin me intensitet të ulët deri mesatar. Hera-herës priten shtrëngata afatshkurtra.

Në zonën e veriperëndimit, nga orët e mesditës e deri në orët e vona të mbrëmjes, priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar deri të lartë. Në intervale të shkurtra kohore mund të ketë reshje shiu në formën e shtrëngatave, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare deri në 9m/s. E cila herë-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 18m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare si dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave.

Valëzimi në det do të jetë forcës 2-4 ballë.

Scroll to Top