Parashikimi i motit: Temperatura deri në 17 gradë Celsius
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare, të cilat herë-herë do të jenë deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit.
Në zonat veriperëndimore, perëndimore, pjesërisht në qendër dhe në ekstremin jugor, në orët e mëngjesit deri në mesditë pritet të ketë reshje shiu të herëpashershme.
Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 17 gradë Celsius, kryesisht në qarkun e Beratit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje–juglindje, me shpejtësi mesatare 5 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, era do të ketë shpejtësi deri në 9 m/s. Valëzimi i detit do të jetë i forcës 1-2 ballë.
