Parashikimi Moti 30 Janar 2026: Shira & Borë

Parashikimi i motit për të premten, 30 janar 2026

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht me alternime vranësirash, por nuk do të mungojnë intervale me kthjellime.

Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme që prej orëve të para të 24-orëshit deri në mesditë, në pjesën më të madhe të territorit, me intensitet të ulët. Lokalisht, në qendër dhe perëndim, reshjet do të paraqiten në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Në Alpe dhe relievet e larta malore në verilindje–juglindje parashikohen reshje bore me intensitet kryesisht të ulët.

Scroll to Top