Parashikimi i motit për ditën e martë
Diten e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura.
Në orët e mesditës, në relievet malore në lindje dhe juglindje të vendit priten reshje shiu me intensitet të ulët, me karakter lokal.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim, me shpejtësi mesatare 5 metra në sekondë. Në bregdet dhe lugina, era mund të arrijë shpejtësi deri në 10 metra në sekondë.
Valëzimi i detit në Detin Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.
