Parashikimi i motit për ditën e enjte
Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit. Vranësira të pakta, kryesisht kalimtare, priten në zonat malore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje, me një shpejtësi mesatare prej 7 metra në sekondë.
Deti: Valëzimi në Detin Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2 ballë.
