Parashikimi motit për ditën e martë: vranësira, reshje e kthjellime

Parashikimi i motit për ditën e martë

Dita e sotme do të karakterizohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme në vendin tonë. Pritet që moti të jetë me vranësira të dendura, të cilat gradualisht, pas orëve të mëngjesit, do të fillojnë të pakësohen. Në orët e pasdites, parashikohet mot me kthjellime dhe vranësira të pakta.

Reshje shiu janë të pranishme që në orët e para të ditës deri në mëngjes, kryesisht në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët. Në zonën qendrore, reshjet mund të kenë intensitet deri mesatar.

Reshje shiu me intensitet të ulët pritet të vazhdojnë deri në orët e mesditës në qendër dhe jug të vendit. Pas mesditës, reshjet e shiut do të lokalizohen vetëm përgjatë reliefeve malore të vendit.

Në mbrëmje, pritet ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë vendin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, era do të arrijë shpejtësi deri në 15 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-4 ballë.

Scroll to Top