Parkimi në Tiranë: Aplikim Online për Kartën e Rezidentit, Rezervime dhe Rinovim Abonimesh
Tirana Parking ka njoftuar prezantimin e aplikacionit të ri zyrtar. Ky platformë e integruar digjitale synon të modernizojë dhe përmirësojë ofrimin e shërbimeve të parkimit publik në qytet. Sipas Tirana Parking, ky aplikacion përfaqëson një hap të rëndësishëm në strategjinë e digjitalizimit dhe rritjes së efikasitetit institucional, duke ofruar akses të thjeshtë, transparent dhe të sigurt për qytetarët.
Përmes aplikacionit të ri, qytetarët do të kenë mundësi të kryejnë këto shërbime:
- Të aplikojnë online për kartën e rezidentit.
- Të aplikojnë për parkimet e rezervuara me pagesë.
- Të aplikojnë dhe të rinovojnë abonimet në sheshparkime.
- Të ndjekin statusin e aplikimeve dhe kërkesave të tyre.
Platforma, siç garantohet nga Tirana Parking, siguron menaxhim të të dhënave në përputhje me standardet bashkëkohore të administrimit publik. Digjitalizimi i shërbimeve përbën një prioritet, me qëllim rritjen e transparencës, reduktimin e procedurave fizike dhe përmirësimin e përvojës së qytetarëve në ndërveprimin me shërbimet publike.
