Mër. Tet 17th, 2018

“Partizani” feston fitoren ndaj “Kukësit”

TIRANË, 8 tetor . “Partizani” feston fitoren, e cila vlen më shumë se sa tri pikët. Të kuqtë thyen “Kukësin” në “Elbasan Arena”, një ndeshje ku konfirmuan supremacinë e tyre. Skuadra e Skënder Gegës vijoi formën e shkëlqyer, duke arritur 5 fitore në 5 takimet e fundit, përfshi këtu dhe një ndeshje Kupe. “Partizani” nuk i lë asgjë rastësisë, shfrytëzon çdo detaj, dhe sot ka ndëshkuar “Kukësin”, pas një kombinimi perfekt midis dy talenteve të ekipit: një asist perfekt i Bardhit për Esat Malën.

Kështu “Partizani” i rimori kreun e përkohshëm “Skënderbeut” dhe tani e sheh veten dy pikë më lart në kryesim.

/m.z/r.e/

Kategori