Sht. Nën 17th, 2018

Pas 14-vjeçarit, tjetër vrasje në Mamurras

Rreth orës 04:30 të së enjtes, pranë xhamisë së qyteti të Mamurrasit është plagosur me armë zjarri një 27 vjeçar, banues në Mamurras, i cili është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë, por rrugës ka ndërruar jetë.

Nga hetimet e para u bë i mundur identifikimi i autorit, i cili dyshohet se është A.M. 49 vjeç, banues në Mamurras, i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mësohet se viktima është Indrit P. dhe është qëlluar 7 herë teksa po dilte nga shtëpia. Dyshimet e para kanë lidhje për një konflikt të 6 viteve më parë.

Ndërkohë që mbrëmjen e së mërkurës një 14-vjeçar është vrarë me thikë në Mamurras nga një bashkëmoshatar.

InfoPasqyra/tch

Kategori