Mër. Jan 23rd, 2019

Pas aksidentit në zonën e Kënetës, banorët në protestë

Pas aksidentit automobilistik ku humbën jetën nuse e vjehërr, banore të zonës së ish-Kënetës në Durrës protestuan ndaj rrezikut që mbart për jetët e tyre rruga pa sinjalistikë dhe ndriçim.

Viktimat, këmbësore të moshës 56 dhe 38 vjeç, po kalonin rrugën kur u goditën nga një automjet që drejtohej me shpejtësi nga një 22-vjeçar, i cili u arrestua nga policia.

Aksi rrugor i unazës që kalon përmes zonës së ish-kënetës ka shumë lëvizje këmbësorësh e automjetesh. Ai kalon në një zonë të banuar, që lidh qytetin me autostradën Durrës-Tiranë dhe kampusin universitar.

Mungesa e sinjalistikës rrugore është një problem që gjymton e merr jetë njerëzish vit pas viti, duke e kthyer atë në aks të pasigurtë, sidomos për këmbësorët.

Mëngjesin e të dielës ndodhi një tjetër aksident, por pa pasoja në njerëz. Drejtuesi i mjetit mundi të shmangë goditjen e një këmbësori duke u përplasur me një shtyllë në anë të rrugës.

InfoPasqyra/tch

Kategori