Mër. Dhj 19th, 2018

Pas largimit nga Vizion Plus, ja ku do e shohim moderatorin e njohur

<!– GazetaExpress E premte, 07 Dhjetor 2018 20:41–>

Në nisje të sezonit të ri televiziv një ndër largimet që u komentua ishte edhe i moderatorit Xhani Shqerra nga Vizion Plus dhe Tring.

Tashmë Shqerrën do e shohim në ekranin e Klan Plus, ndërkohë që kalimin e Klan ai e ka njoftuar përmes një foto në rrjete sociale ku shkruan:

“Ju premtova se do te shiheshim ne dimensione te reja dhe e mbajta fjalen. Kjo sepse komunikimi me te gjithe ju, per te bukuren, nuk eshte vetem nje mision per mua, por nje filozofi jete. Nese kthej koken pas kujtoj me shume respekt familjen e fisshme te Tring e cila me hapi dyert e me mesoi te besoj te idete e pasioni im. 

Sot jam gati per te marre disa pergjegjesi me te medha e per te vazhduar kete mision ne nje familje te re por me themele te forta, vlerat e te ciles jane nje pasuri kombetare, per te informuar, komunikuar, kulturuar dhe zbavitur, nga shqiptaret per shqiptaret, ne Klan! Shihemi ne Klan Plus! Bekime “, shkruan Xhani.

Moderatori do të prezantojë emisionin e ri “Bel Mondo” i cili do të nisë nga 15 dhjetori në Klan plus./Gazeta Express/

LajmiFundit

Kategori