Hën. Dhj 17th, 2018

Pas vendimit të Venecias, PD në Kuvend për nismën e vetingut të politikanëve

TIRANË, 6 nëntor. – Deputetët e Partisë Demokratike, do të jenë në Parlament kur nisma për vetingun e politikanëve të hidhet për diskutim, duke mos djegur kështu edhe mandatet e tyre.

Në një intervistë televizive, nënkryetari i PD, Edmon Spaho u shpreh se nuk është i shqetësuar për mandatet, por për vetingun e politikanëve.

“Ne do të jemi në Parlament, pasi është iniciativa jonë dhe do duhet të bisedojnë për modalitetet e implementimit. S’jemi të shqetësuar për mandatet tona, por të miratohet vetingu i politikanëve, që të mos ketë më politikanë që flenë me krimin, as në institucione qendrore, as në pushtetin vendor”, thotë Edmond Spaho.

Sipas Spahos, “drafti është konfirmim i pozicionit të opozitës. Pranohet se në Shqipëri ka problem thelbësor të lidhjeve të krimit me politikën”.

“Thelbësorë që është pranuar ekzistenca e problemit dhe duhet adresuar me mënyrë ligjore, me ligj më vete, me ligjin e dekriminalizimit apo ndryshime kushtetuese apo dhe një ligj që do bashkëshoqërojë procedurat. Është çështje që është lënë hapur dhe ka vend për debat. E nevojshme të ketë vullnet politik nga ana e mazhorancës për të pranuar problemin dhe zgjidhjen. Deri më sot ky vullnet politik ka munguar”, – u shpreh ai. /e.caushi/

Kategori