Pasardhësi i Khameneit: Mojtaba Khamenei Zgjidhet Udhëheqës

Babai i tij u vra nga SHBA, djali i Khameneit zgjidhet si pasardhës i regjimit. Misteri i heshtjes së Iranit.

Asambleja e Ekspertëve të Iranit duket se ka arritur një dakordësi të gjerë për kandidatin që do të pasojë Ali Khamenein. Megjithatë, njoftimi zyrtar është shtyrë për shkak të çështjeve të sigurisë dhe procedurave.

Burime brenda organit të emërimit thonë se vendimi është marrë gjerësisht për Mojtaba Khamenein, djalin e udhëheqësit suprem. Ndërkohë, mbeten të hapura disa mosmarrëveshje mbi mënyrën dhe kohën e shpalljes publike.

Mojtaba Khamenein, i lindur në vitin 1969 në Mashhad, është rritur në një mjedis të politizuar dhe ka marrë pjesë në IRGC (Trupat e Gardës Revolucionare Islamike), ku ka forcuar lidhjet me aparatin ushtarak të regjimit. Ai ka studiuar teologji dhe jurisprudencë islame në Teheran dhe Qom, duke ndërtuar një ndikim të madh brenda sistemit politik dhe ushtarak, përfshirë menaxhimin e krizave ekonomike dhe kontrollin e burimeve financiare.

Njohësit e çështjeve iraniane vlerësojnë se roli i Mojtabës brenda Gardës Revolucionare dhe medieve shtetërore e vendos atë si figurë kyçe për vijimësinë e pushtetit në Republikën Islamike. Vendimi zyrtar pritet të shpallet sapo kushtet e sigurisë dhe procedurat të lejojnë.

Scroll to Top