Pre. Dhj 14th, 2018

Patos, drejt rehabilitimit përroi i Dukasit

TIRANË, 13 tetor. Përroi i Dukasit, në Patos, nga një gangrenë infrastrukturore, do të transformohet plotësisht.

Bashkia e Patosit ka nisur punën duke e pastruar dhe zgjeruar përroin, ndërsa në fazën e dytë do të bëhet shtrimi me trotuar i rrugës në krah të përroit, si dhe gjelbërimi i duhur që kërkojnë segmente të tilla.

Ky investim vjen krahas investimit të kryer më parë nga bashkia në rrugën “Sotir Xoxe”, një segment rrugor i ndërtuar me gjithë parametrat dhe standardet bashkëkohore me fondet e bashkisë.

Bashkia Patos është njësi administrative e Qarkut Fier dhe ka një popullsi prej 33 037 banorë e sipërfaqe prej 27,8 km2. Ajo ndodhet 7 km në jugperëndim të qytetit të Fierit e shtrirë përgjatë vargut kodrinor, i cili ndan fushën e Myzeqesë nga lugina e lumit Gjanica.

/m.m/j.p/

Kategori