Mar. Nën 20th, 2018

Paulinho snobon Europën, zyrtarizohet te klubi kinez. Ja sa përfiton Barcelona

Paulinho, futbollisti i Barcelonës i kërkuar në merkato nga Juventusi, ka vendosur të kthehet te klubi i Guangzhou Evergrande në Kinë.

29-vjeçari i marrë nga katalanasit verën e kaluar për 35 mln euro bëri një sezon të shkëlqyer në “Camp Nou” pavarësisht paragjykimeve të shumta.

Gjithashtu Paulinho ishte ndër më të mirët te Brazili këtë botëror, aq sa zgjoi edhe interesimin e klubeve të tjera. Si përfundim ai ka zgjedhur të rikthehet në Kinë dhe lajmin për transferimin e tij e ka bërë vetë klubi Guangzhou që në rrjetet sociale shkruan: “Mbreti u rikthyer.”

Mediat në Spanjë shkruajnë se Barcelona me këtë transferim ka përfituar 50 mln euro.

screenshot-1_1531069991-9344938-470x307

(InfoPasqyra/BW)

Kategori