Mar. Nën 13th, 2018

PD denoncon kompaninë “Fusha”: Duhet të zbatohet ligji Antimafia

Partia Demokratike deklaroi se firma “Fusha shpk”, që do të ndërtojë Teatrin e ri Kombëtar, është subjekt i ligjit Antimafia për shkak të lidhjeve të gjakut të pronarit të saj.

“Shkëlqim Fusha, pronari i ‘Fusha shpk’ dhe mik personal i Edi Ramës, është djali i xhaxhait të një trafikanti ndërkombëtar droge, Sulejman Fushës, i rikapur disa muaj më parë në Alicante të Spanjës për 75 kg heroinë, por ky fakt u mbajt i fshehur nga Ministria e Fatmir Xhafajt. Petrit Fusha, që deri dje drejtonte Prokurorinë e Tiranës, është vëllai i trafikantit ndërkombëtar të drogës, menaxhon një resort të njohur në periferi të Tiranës dhe mbyll dosjet penale për Erion Veliajn dhe qeverinë e Edi Ramës. Nga Ministria e Gjiknurit, kompania ‘Fusha’ ka marrë vetëm këtë vit dy punë të mëdha: koncesionin e Kalivaçit dhe Bulevardin e Vlorës”, tha deputeti demokrat Salianji.

Sipas PD-së, firma “Fusha shpk” do të pastrojë paratë e pista të kryeministrit Rama, arsye për të cilën – thotë selia blu, – ndaj saj nuk ka gjasa të zbatohet ligji Antimafia.

InfoPasqyra/tch

Kategori