Mar. Tet 23rd, 2018

PD: Ekonomia, papunësia dhe korrupsioni, tre problemet e shqiptarëve

TIRANË, 6 gusht/ATSH/ – “Tre problemet më të mëdha për shqiptarët janë ekonomia, papunësia dhe korrupsioni”.

Kështu deklaroi sot, përmes një deklarate për shtyp, Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Grida Duma.

“Eurobarometri, matësi i Bashkimit Europian për ecurinë e vendeve europiane dhe të Ballkanit Perëndimor, po konfirmon vit pas viti përkeqësimin e treguesve të zhvillimit të Shqipërisë”, tha Duma.

Sipas saj “Eurobarometri i 2018 për Shqipërinë, fakton që 1 milion 750 mijë shqiptarë deklarojnë që gjendja e tyre ekonomike është plotësisht e keqe”. Po ashtu, Eurobarometri tregon se për 67% të shqiptarëve papunësia është problemi më i madh i tyre.

Një tjetër raport i rëndësishëm, të cilit i referohet Duma, është Barometri për Ballkanin, që sipas saj “shpjegon jo vetëm në shifra përkeqësimin e gjendjes, por tregon si shifrat pasqyrojnë mjerimin jetesën e keqe, varfërimin social e mendor”.

“Barometri Ballkanik tregon se kriza ekonomike, korrupsioni dhe e papunësia e lartë po rrënon jetët e shqiptarëve”, tha Duma./m.m/

Kategori