PD fillon analizën e humbjes zgjedhore

8 muaj pas zgjedhjeve, PD udhëzon degët të bëjnë analizën e humbjes.

Pas takimeve dhe “Foltoreve”, në selinë qendrore të Partisë Demokratike ka nisur një lëvizje e re organizative. Partia ka dërguar një udhëzim të firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka për të gjitha degët në rrethe.

Në dokument kërkohet nisja e menjëhershme e një analize të brendshme mbi rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, me qëllim identifikimin e gabimeve dhe riorganizimin e strukturave në terren për të forcuar aktivitetin politik në rrethe.

Scroll to Top